Akademia e Festivalit
15855
page-template-default,page,page-id-15855,bridge-core-2.8.0,qodef-qi--no-touch,qi-addons-for-elementor-1.2.2,qode-page-transition-enabled,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode-theme-ver-26.5,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,qode_header_in_grid,wpb-js-composer js-comp-ver-6.6.0,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-8

Festival Academy

Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael vjen në tetor me një risi të madhe: çeljen e Festival Academy!

Kjo platformë inovative hap dyert për brezin e ri të studentëve të muzikës, instrumentistëve, kritikëve të artit dhe të gjithë atyre të rinjve të interesuar në art dhe kulturë.

Nën lektorimin e pianistes së mirënjohur shqiptare Almira Emiri, në datën 31 tetor do të mbahet te Liceu Artistik Jordan Misja në Tiranë një MasterClass fantastik. Nisur nga eksperienca e saj në Austri, Itali, Gjermani, Hungari, Izrael dhe mjaft skena të tjera europiane, Profesore Emiri do të sjellë për të rinjtë një aktivitet tejet interesant dhe intensiv.

Almira Emiri ka mbaruar studimet e larta në Universitetin“Franc List” në Budapest dhe studimet Master në Universitetin e Arteve në Grac. Ndër të tjerë, ajo ka studiuar me Eugen Jakab, Annamária Bodoky-Krause dhe Milana Chernyavska, si dhe ka marrë pjesë në MasterClass të profesorëve të njohur Dimitrij Bashkirov, Imre Rohmann, Alexander Satz, Rudolf Kehrer e Vitaly Margulis. Aktiviteti i saj koncertal si pianiste soliste dhe në muzikë dhome është i pasur dhe i larmishëm.

Ftojmë të gjithë studentët e interesuar të marrin pjesë në këtëbashkëpunim që Festivali po sjell me Liceun Jordan Misja.

Për çdo informacion mund të na kontaktoni në rrjetet tonasociale ose në adresën isralb.info@shalom.al.