Fjalë mirëseardhëse prej drejtuesit të festivalit
15883
page-template-default,page,page-id-15883,bridge-core-2.8.0,qodef-qi--no-touch,qi-addons-for-elementor-1.2.2,qode-page-transition-enabled,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode-theme-ver-26.5,qode-theme-bridge,disabled_footer_bottom,qode_header_in_grid,wpb-js-composer js-comp-ver-6.6.0,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-8

Përshëndetje nga Tirana!

 

Dhe një mirëseardhje e ngrohtë në këtë edicion hapës 2021 të Festivalit Kulturor Shqipëri–Izrael!

 

Vërtetë është një nder dhe kënaqësi e veçantë t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju ftoj të merrni pjesë e të ndiqni një axhendë të pasur eventesh artistike dhe kulturore të cilat prezantojnë trashëgimi kulturore dhe krijimtari bashkohore të ekselencës nga Izraeli dhe Shqipëria!

 

Artistë dhe personalitete të kulturës nga të dy vendet, nga Europa, Sh.B.A. dhe nga skena ndërkombëtare e artit do të prezantohen në një program që do të gjallërojë kryeqytetin e Shqipërisë me një larmishmëri zhanresh dhe displinash – nga muzika instrumentale klasike dhe ajo bashkohore, tek folklori dhe muzika Klezmer e mirënjohur botërisht, tek artet vizuale dhe fotografia, letërsia, kostumografia dhe kinematografia!

 

Arti dhe kultura krijojnë lidhje të forta mes vendeve e popujve përmes urave të komunikimit që ato ndërtojnë dhe përmes kultivimit të njohjes e vlerësimit të ndërsjelltë. Dhe nëse arti dhe kultura shprehin ndjeshmëri dhe kreativitet sa individual e kombëtar, ato po ashtu kanë aftësinë të bëjnë për vete dhe të komunikojnë përtej kufijve gjuhësorë apo identitarë. Ndaj me gjithë zemër uroj që ky edicion i Festivalit të sjellë tek publiku një pasuri eksperiencash të kënaqësisë artistike, aq edhe të ngacmojë reflektim e të ftojë në meditim! E pra që përmes Festivalit të mësojmë e ta njohim më mirë njëri-tjetrin!                                                                       

Arti izraelit dhe thesaret e çmuara të kulturës hebreje nga e gjithë bota mund dhe duhet të jenë më të pranishëm në Shqipëri dhe po ashtu në vendet e tjera të Ballkanit. Dhe anasjelltas. Trashëgimia e vyer kulturore dhe krijimtaria bashkohore nga Shqipëria dhe gjerësisht rajoni mund dhe duhet të jenë më shumë të pranishme dhe të aksesueshme nga publiku hebre. Ndaj dhe frymëzimi i Festivalit për të krijuar një platformë shkëmbimesh dhe vizibiliteti që përfaqëson një brand referencë të ekselencës artistike në Shqipëri dhe Ballkan! 

Me këtë rast kaq të veçantë, dëshiroj të shpreh Falenderimet për të gjithë Miqtë dhe Mbështetësit e Festivalit! Mirënjohje për të gjithë partnerët institucionalë dhe mbështetësit financiarë, dhe për të gjithë ato që ndanë frymëzim dhe kontribuan në lançimin e “Festivalit Kulturor Shiqpëri–Izrael”! Dhe një faleminderim të përzemërt për atë grup kolegësh e miqsh nga Tirana dhe Tel Avivi të cilët u bënë ekip dhe i dhanë jetë këtij frymëzimi të përbashkët!   

                                                                

 

Almira Emiri – Möllendorf